Blogerja serbe i reagon Dua Lipës për postimin “Autochthonous”

Dua Lipa i është bashkuar peticionit të kosovarëve.

Dua Lipa si edhe shumë shqiptarë të tjerë ka reaguar në rrjete sociale pas ‘gabimit’ që kompania ‘Apple’ ka bërë duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Lipa më pas ka postuar edhe një fotografi me flamurin “Autochthonous” – i cili ishte shpalosur gjatë takimit Serbi – Shqipëri.

E ky reagim i këngëtares shqiptare nuk i ka pëlqyer blogeres serbe, Tamara Kalinic – i cili thotë se Lipa nuk ka pasur nevojë të komentojë në lidhje me këtë.

“Ky reagim i panevojshëm në profilin që duhet të ketë të bëjë me muzikë” – shkroi Tamara Kalinic.

Ndërkohë mediat serbe e kanë cilësuar provokim – reagimin e Lipës…