BMW së shpejti do të prezantojë versione të reja të X5-shit dhe X6-shit

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, BMW, nga pranvera në tregun evropian në mesin e modeleve X5 dhe X6 xDrive30d dhe M50d, do të ofrojë edhe X5 dhe X6 në version me motor dizel xDrive40d me sistemin mild-hibrid.

BMW X5 dhe X6 xDrive40d do të vijnë me motor dizel 3.0-litër me 6 cilindra e kapacitet prej 340 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, këto dy modele do të jenë në dispozicion edhe me marshin Steptronic me 8 shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, këto dy modele shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijnë për 5,5 sekonda.

X5 xDrive40d shpenzon karburant mesatarisht 5.9-6.4 litër/100km dhe emeton dyoksid të karbonit prej 154-167 gramë për km, ndërsa X6 xDrive40d shpenzon 5.8-6.2 l/100 km dhe emeton dyoksid të karbonit prej 153-164 gramë për km.

Shitja e këtyre dy versioneve të reja në Evropë pritet të fillojë në muajin maj, ndërsa çmimi i tyre ende nuk është zbuluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme