Borel e qetëson me telefon Vuçiqin pas sulmeve që ia bëri BE’së: I ndihmojmë Serbisë

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për ta siguruar për mbështetjen e BE-së pasi Vuçiqi e lavdëroi Kinën për ndihmën që ia dha Serbisë në luftën kundër koronavirusit dhe e vuri në pikëpyetje solidaritetin e BE-së.

Disa ditë më parë, presidenti serb e kishte falënderuar Kinën për përkrahjen konkrete për luftimin e përhapjes së virusit të ri, ndërsa e kishte kritikuar Bashkimin Evropian për mungesën e përkrahjes. Si duket, kjo ka ndikuar që të vijë reagimi i kryediplomatit evropian.

Ndryshe, në bazë të një draft-dokumenti të miratuar në mënyrë të njëzëshme nga 27 vendet anëtare, Bashkimi Evropian do t’i fillojë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Ky dokument është parë nga agjencia Reuters dhe pritet të finalizohet gjatë kësaj jave.

Dy vendet ballkanike janë zhgënjyer më parë në lidhje me mundësinë e negociatave për shkak se Franca dhe Holanda ishin skeptike për gjendjen e demokracisë dhe luftimin e korrupsionit nga vendet kandidate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme