Brenda 24 orësh sulmohen tre fëmijë nga qentë endacakë

Tre fëmijë kanë pësuar lëndime nga sulmet e qenve endacakë në Komunën e Podujevës para 2 ditësh brenda një periudhe 24- orëshe. Dy janë sulmuar në “Lagjen e Dëshmorëve” në Ballofc dhe një në fshatin Kërpimeh, shkruan sot Koha Ditore.

Është dashur edhe intervenimi kirurgjik i mjekëve. Ndërkohë, zyrtarët komunalë ende nuk kanë ndonjë zgjidhje se si t’i qasen këtij problemi. Ata janë duke pritur ndihmën e nivelit qendror. Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi, thotë se kanë kërkesa të vazhdueshme nga qytetarët për eliminimin e këtyre qenve.