Brenda shtëpisë 38 milionë dollarëshe ku jetuan Brad Pitt dhe Jennifer Aniston sa ishin bashkë

“Foleja” ku kanë qëndruar Brad Pitt dhe Jennifer Aniston në Beverly Hill ka shkuar në treg me një çmim prej 38 milionë dollarë.

Çifti dikur i martuar, ka jetuar në shtëpinë mahnitëse nga viti 2001 deri 2004, përpara se të divorcohej një vit më pas.

Brad kohët e fundit mohoi zërat se ai ia kishte dhuruar atë Jennifer-it – pas raportimeve se ai e kishte blerë atë sërish për t’ia bërë dhuratë ish të dashurës në 50 vjetorin e lindjes.

Pronë kjo e cila shtë rritur në vlerë, pasi Brad dhe Jennifer paguaan 10 milionë dollarë në 2001.

Brad tronditi të gjithë kur u shfaq në festën ditëlindjes së Jennifer, menjëherë pasi ajo u nda nga bashkëshorti i saj Justin Theroux.

Çifti, i cili u divorcua në vitin 2005, kanë qenë miq për vite me radhë – por 55 vjeçari Brad shmangi miqësinë e tyre ndërsa ishte ende me Angelina Jolie.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka “bërë një rrugë të gjatë” që nga ndarja e tyre dhe madje edhe më shumë në tre vitet e fundit, që kur Pitt u nda nga Angelina në vitin 2016.

Lini Një Koment