Britanikët mbledhin 100 mijë nënshkrime, mbrojnë shqiptarin nga deportimi

Djaloshi nga Shqipëria me emrin Stiven Bregu, ishte vetëm 13 vjeçar, kur mbërriti me kamion në Britani ku trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristolit në perëndim të Anglisë, transmeton Gazeta Metro.


Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze, dhe pas pesë vitesh, ai arrin të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës sidomos në matematikë dhe shkencë. Ishte sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu tregoj në shkollë dhe jetën e përditshme, ajo që shtyri një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që shkoj në afro 100 mijë nënshkrime në mbrojte të adoleshentit shqiptar, raporton bbc.

Ishte fushatë sensibilzuese dhe mediatike e shkollës, familjes angleze, si dhe vet kryetari i Bashkisë së qytetit të Bristolit, që çoj në fitoren në apel për vendimin e emigracionit për deportimin e tij.

Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit ka dy javë kohë, për të apeluar sërish, edhe pse gjasat janë të pakta pas një fushate të tillë publike.

“Unë shpresoj se një rast i tillë do çoj në një reforme me të gjerë të sistemit britanik të azilit me qëllim që askush të mos kalojë nëpër traumën që kalojë Stiven Bregu”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Bristolit pas vendimit u shpreh se

Ndërsa mësuesja kryesore Elisabeth Gilpin e përshkroi djaloshin shqiptar si një “student të shquar dhe një pasuri të madhe për komunitetin tonë shkollor”

Janë të shumtë shqiptarët që vijnë në Britani thuajse çdo ditë, një pjesë e tyre adoleshent, të cilët shteti i mban deri sa mbërrijnë moshën 18 vjeçare.

Rasti i Stiven Bregut dëshmon se me mbështetjen e duhur, të rinjtë shqiptarë arrijnë të integrohen në shoqërinë britanike dhe të shkëlqejnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme