“Britma” në një tjetër interpretim

Një ekspozitë e re në Muzeun Britanik duket se do t’i japë fund debatit të gjatë. Figura në pikturë nuk bërtet, por dëgjon një britmë.

Në një ekspozitë të re të titulluar “Edvard Munch: Love and Angst”, Muzeu ekspozon një version litografik të imazhit që i parapriu pikturës ikonike të vitit 1893. Në fund të saj është një mbishkrim nga artisti: “E ndjeva një britmë të madhe në të gjithë natyrën”.

Fjalia i referohet një shëtitjeje të Munch, bëri në fjorde prej ku shihet Osloja. Ai e përshkroi atë në një ditar me titull “Nice 22 January 1892”:

“Unë isha duke ecur përgjatë rrugës me dy shokë – dielli po perëndonte dhe papritmas qielli u kthye në gjak – ndalova i lodhur dhe u mbështeta në gardh. Kishte gjak dhe gjuhë zjarri mbi qytet dhe miqtë e mi ecnin, unë qëndrova duke u dridhur nga ankthi dhe ndjeva një ulërimë të pafund që kalonte përmes natyrës”, shkruante ai, transmeton “Koha Ditore”.

Një pjesë tjetër e dëshmive mbështetëse është edhe titulli origjinal i pikturës në gjermanisht “Der Schrei der Natur” ose “The Scream of Nature” (Britma e natyrës).

“Ai po përpiqej të kapte një emocion ose një moment në kohë”, ka thënë për “The Telegraph”, Giulia Bartrum, kuratore e ekspozitës. “Nëpërmjet mbishkrimeve ne e dimë se si ndihej ai. Njerëzit mendojnë se ky është një person që bërtet, por kjo nuk është ajo që po ndodh”.

Studiues të tjerë të Munchut, përfshirë Gunnar Soerensen, ish-drejtor i Muzeut ‘Munch’ në Oslo, lënë një hapësirë ​​pak më shumë për nuanca. “Mund të jetë një britmë në natyrë ose një person që bërtet”, ka thënë ai. “Kjo është një çështje e interpretimit”.

Pavarësisht nga kjo, interpretimi i ri mund të kërkojë disa përditësime për bazën e të dhënave gjithëpërfshirëse globale të figurave të vogla digjitale që paraqesin emocionet, në ato që quhen “emotikone”. Në këtë rast është një fytyrë e verdhë që bërtet në frikë, e përshkuar nga sytë e gjerë, të bardhë, gojë të gjatë e të hapur me ballë të zbehtë blu, sikur të ketë humbur ngjyrën e cila ngjall pikturën e Edvard Munchut.

Lini Një Koment