Brovina: Pavarësinë e solli PDK’ja, ka papjekuri prej partive tjera politike

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina ka thënë se nga partia e saj ka depërtuar pavarësia e Kosovës.

“Kjo tregon një papjekuri  në përgjithësi  sepse  çdo gjë që është arrit është arrit  pikërisht nga PDK-ja, e nga e cila ka depërtuar  edhe pavarësia edhe  shumë ndryshime që kanë ndodhur”, ka thënë Brovina për insajderin.

Brovina ka shtuar se nuk është  koha që partitë të zgjedhin se kush më kë të bashkëpunojë, pasi asnjëra prej nuk ka tregu diçka të jashtëzakonshme, duke përmendur  ngecjet në integrime evropiane dhe në votimin e ligjeve.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti për EO, ka thënë se ekziston mundësia për një koalicion parazgjedhor vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, kurse me PDK-në asessi.

Ai e ka arsyetuar bashkëpunimin me PDK-në në dy mandate, duke shtuar se qëllimi i këtij bashkëpunimi ka qënë  “për të mirën e Kosovës“, edhe pse kanë kaluar shumë keq.

Deputetja e partisë Social Demokrate, Besa Baftiu, ka folur për koalicionet e mundshme Ajo ka thënë për Insajderin se përpos Partisë Demokratike të Kosovës, me parti të tjera, nuk ka vija të kuqe.

E nga VV, Drita Millaku për Insajderin, e ka mohuar kategorikisht një koalicion të mundshëm me PSD-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme