BSPK: KEDS ka larguar rreth 100 punëtorë nga puna me kontrata të përhershme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e KEDS-it, për mbylljen e departamentit të projekteve në operim, me ç’rast janë larguar rreth 100 punëtorë nga puna.

Në këtë konferencë u tha se punëtorët kanë pasur kontrata të përhershme të punës dhe se atyre u është bërë padrejtësi.

Kryetari i FSPE-së, Hysni Gashi tha se largimi i punëtorëve është i paligjshëm dhe përbën shkelje të Kushtetutës, transmeton kp.

Ai ka kërkuar nga institucionet që ta zgjedhin këtë problem, meqë sipas tyre, kjo formë e largimit nga puna është diskriminuese.

Ai shtoi se mbyllja e këtij departamenti, është e papranueshme për BSPK-në.