Buckner: Teknologjia në dëm të zhvillimit kognitiv të fëmijëve

Teknologjia ka ndryshuar jetën e fëmijëve. Të porsalindurit që në ditët e para janë të ekspozuar ndaj teknologjisë. Kjo, sipas Cameron Buckner, ligjërues në Universitetin e Hustonit në SHBA, për shkencën e të menduarit, lë pasoja ndonjëherë të pashlyeshme për jetën tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, ekspozimi ndaj teknologjisë në mënyrë të pakontrolluar i fëmijëve mund të ndikojë në zhvillim të pamjaftueshëm kognitiv të fëmijëve. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Buckner ka folur për aspektet më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve dhe për efektin e ekspozimit të hershëm ndaj teknologjisë.

Buckner ka ngritur si shqetësim tendencën që njerëzit të lënë një TV të hapur gjatë gjithë kohës në shtëpi, kur fëmijët e vegjël janë të pranishëm. Ai ka folur për problemet emocionale që po shfaqën tek fëmijët si pasojë e efekteve të teknologjisë, ndërsa ka kritikuar prindërit dhe mësimdhënësit që po kontribuojnë në këtë aspekt. Buckner rëndësi të veçantë i ka kushtuar “sigurisë kibernetike” të fëmijëve dhe të të rinjve dhe pasojat e cenimit të kësaj sigurie.