Bujar Osmani: Prokuroria le t’i hetojë të gjitha organet e BDI-së

Prokuroria Speciale Publike hedh poshtë zërat për zvarritjen e hetimeve për zyrtarët e lartë të BDI-së. Njëri nga të dyshuarit për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Pacienti”, Bujar Osmani tha se subjekti që përfaqëson kërkon hetim të plotë ndaj gjithë funksionarëve. Hetimin ndaj tij nuk e komenton me arsyetimin se nuk dëshiron të ushtrojë presion ndaj gjyqësorit.

Është më mirë që t’i lëmë ata që të bëjnë punën e tyre. Ata kanë mbështetjen e plotë tonën, për të bërë hetime për gjithçka. Ne kemi vendim të kryesisë së partisë që të hetohet nga viti 2002 e këndej secili funksionarë. Vetëm me hetime neve do të mund t’i demantojmë spekulimet të cilët ekzistojnë për mua ose për cilindo tjetër”- u shpreh Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i dyshuar i PSP-së.

Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva tha se në asnjë lëndë nuk ka ngecje dhe se hetimet vazhdojnë për të gjithë të dyshuarit.

Nuk është tërhequr hetimi. Hetimi vazhdon ende. Dhjetëra hetime vazhdojnë mes tjerash edhe për regjistrimin e popullsisë por edhe për të dyshuarin Bujar Osmani. Tek regjistrimi i popullsisë të dyshuar e kemi Ali Ahmetin, por kemi edhe të tjerë nga nacionalitete tjera por edhe shqiptarë në lëndë tjera, siç është Titanik 3”- tha Katica Janeva, prokurorja Speciale Publike.

Prokuroria Speciale Publike momentalisht po ndjek katër zyrtarë të lartë të BDI-së, përfshirë edhe vet kryetarin e partisë Ali Ahmetin për dështimin e regjistrimit të popullsisë. Deputeti Ejup Halimi dhe zyrtari tjetër Ismet Guri dyshohen për manipulim zgjedhor ndërsa zv.kryeministri Bujar Osmani dyshohet për furnizime në Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën kur ky ka drejtuar këtë dikaster. Pos zyrtarëve të BDI-së, nga tabori politik shqiptar dyshohen edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish anëtari i KSHZ-së nga radhët e kësaj partie Bedredin Ibrahimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme