Bukuroshja ruse, mikpritësja e Kampionatit Botëror(FOTO)

Ish-Miss Rusia, Viktoria Lopyreva është në një mision për të përdorur Kupën e Botës për të ndryshuar perceptimet negative të shtetit të saj, shkruan përcjellë Gazeta Blic.

Prezantuesja dhe modelja joshëse është një ambasadore zyrtare e FIFA-s për turneun. Dhe ajo e ndjen atë se paraqet një shans unik për t’i treguar botës një anë tjetër të vendit të saj të lindjes.

34-vjeçarja e cila ka 1.8 milionë ndjekës në Instagram, nuk është thjesht një fytyrë e bukur, ajo është gjithashtu një futbolldashëse:

“Unë besoj që futbolli bashkon njerëzit” thotë Viktoria.

Lopyreva është e bindur se Kupa e Botës mund t’i mundësojë Rusisë të tregojë veten, në të njëjtën mënyrë si Gjermania, kur ata ishin mikpritës në 2006.

Ajo tha: “Kupa Botërore është një mundësi e madhe për Rusinë”

Victoria Lopyreva (Fotografi: WireImage)

“Vendi ka ndryshuar kaq shumë në 25 vitet e fundit dhe kampionati i futbollit ka sjellë mundësi për të zhvilluar vendin tonë edhe më tej”

“Është koha që ta tregojmë botën se sa shumë kemi arritur, ky është shansi ynë. Kampionati gjithashtu tërheq vëmendjen në nevojën për të investuar në edukimin sportiv, për të inkurajuar njerëzit e të gjitha moshave të jenë aktiv dhe për të mbështetur talentet e rinj me potencial”

“Unë me të vërtetë shpresoj se Kupa Botërore do ta vendosë Rusinë në hartën turistike. Njerëzit që e vizitojnë janë të befasuar se sa e ndryshme është ajo nga çfarë prisnin”, ka vazhduar më tej bukuroshja Viktoria Lopyreva.

Viktoria Lopyreva: Fotografi: Icon Sport

“Mendoj se do të ketë disa surpriza për tifozët që do të vizitojnë Rusinë për herë të parë” përfundoi ajo./GazetaBlic/L.I

Viktoria Lopyreva (Fotografi: AFP)

Lini Një Koment