Bunjaku drejt largimit nga St. Gallen

Top-shënuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, pritet të largohet nga skuadra e tij, St. Gallen, me të cilën nuk pati një vjeshtë të mirë.

Bunjaku, që së fundi refuzoi grumbullimin me Kosovën për ndeshjen me Turqinë, shkaku i hatërmbetjes në përzgjedhësin Albert Bunjaku, që nuk i dha shumë hapësirë në takimet me Kroacinë dhe Ukrainën.

Sipas asaj që shkruan Blick ai do të ndërpresë kontratën me klubin zviceran, raporton Gazeta Olle.

Sipas informacioneve të gazetës zvicerane, Bunjaku nuk luan rol reflektues nën drejtimin e trajnerit Joe Zinnbauer, dhe për këtë arsye pritet të ndërpresë kontratën që i skadon në verën e ardhshme.

Bunjaku ka pasur karrierë të mirë në Gjermani ku ka luajtur për disa skuadra.