Burgoset ish-kampioni i Xhudos që u përpoq të kontrabandonte 18 emigrantë shqiptarë

Një ish-kampion i Xhudos në Britani të Madhe është burgosur për më shumë se katër vjet pasi pranoi se u përpoq të kontrabandonte 18 emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, para se anija e tij të ndërprehej nga autoritetet angleze.

Robert Stilwell, 33 vjec, dhe bashkëpunëtor i tij, 35-vjeçari Mark Stribling, kanë pranuar se kishin tentuar të dërgonin në mënyrë të paligjshme emigrantët shqiptarë në Britani, raporton The Guardian, transmeton Insajderi.

Sipas gjykatës Maidstone në Angli, ish-kampioni i Xhudos, Roberst Stilwell u kishte kërkuar shqiptarëve nga 2 mijë euro për të kaluar në Mbretëri të Bashkuar.

Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit maj, ndërsa autorët e kanë pranuar menjëherë fajësinë. /Insajderi.com

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë