Burri e goditi me sqepar, e dhunuara: I thashë më fal, pse më qëllon

Antoneta Myrtaj, 57-vjeç, u qëllua me sqepar nga bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj, 65 vjeç, banues në Memaliaj.

Për Fax News ajo ka treguar momentet e tmerrit kur e ka parë veten të mbuluar nga gjaku.

Nënë e tre vajzave, ajo shprehet se dhunën e ka përjetuar që shumë herët, kur ajo vetë ishte ende një vajzë e re.

Burri i saj, duke qenë se pinte vazhdimisht, jo pak herë e kishte dhunuar dhe më pas e bënte të jetonte me frikë.

‘’Më qëlloi me sqepar, ishte i pirë. Më fal, pse më qëllon, i thashë, më fal, më fal. Kisha shumë hemoragji, erdhën ca çuna, erdhi policia dhe më pas më ndihmuan. Kam tre vajza, edhe kur isha vajzë e re më qëllonte. Pinte, bëhej tapë, nuk e kam denoncuar nga turpi. Vajza e madhe më tha që është penduar. I thashë unë, nesër më godet prapë, ku të vete unë?’’, shprehet Antoneta për gazetaren e Fax News Ervina Shehaj.

Myrtaj u arrestua nga ana e policisë, po sipas një prej vajzave të çiftit, ai kishte shfaqur shenja pendese për krimin që kishe kryer.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme