Bushati dënon vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov.

“Fuqimisht dënojmë vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij. Shprehim ngushëllimet ministrit të Jashtëm Lavrov”, shkruan Bushati në një postim në profilet e tij në rrjetet sociale

Ambasadori Andrei Karlov humbi jetën sot pas një sulmi të armatosur në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme