Çanta e shpinës që karikon laptopin dhe celularin

Të gjithë e urrejnë ta harrojnë karikuesin e tyre të laptopit apo celularit pasi janë larguar nga shtëpia, por këtij problemi i ka ardhur fundi, pasi kompania HP ka sjellë një zgjidhje për këtë. Ajo ka ideuar një çantë të quajtur Powerup Backpack.

Çanata Powerup Backpack ka një bateri të fuqishme, e cila mund ta karikojë telefonin tuaj smart deri në 9 herë, tabletën tuaj deri në tri herë si dhe të karikojë plotësisht laptopin tuaj një herë.

Nuk mund të karikoni të gjitha pajisjet njëherësh, por gjithsesi është një ndjesi e mirë të kesh me vete karikues të tillë ndërkohë që udhëton. Kjo çantë ka një çmim prej 200 dollarësh.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë