Çaushi: Mihalit i ndalet hyrja, e Gjuriq s’pyet askënd për të hyrë në Kosovë

Numri dy i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka bërë një analogji mes ndalesës që autoritetet kosovare i bënë sot aktivistes nga Shqipëria të kësaj partie, Dejona Mihali dhe shpërfilljen që të njëjtave ua bën Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

“Dejona Mihalit, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, sot i është ndaluar hyrja në Kosovë pa arsyetim dhe pa ndonjë afat. Dejona ka dëshmuar për vite me radhë që është gati të angazhohet pa asnjë kompromis në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Çaushi.

“Në anën tjetër Marko Gjuriq hyn rregullisht e pa e pyetur askënd në Kosovë. Secila vizitë e tij të vetmin qëllim të qartë e publik ka luftimin e Republikës dhe rikthimin e Serbisë në Kosovë. Tanimë praktikisht edhe përmes rikolonizimit”, ka shtuar më pas ai.

Sipas tij, “kjo është fytyra e vërtetë e shtetit të Kosovës”.

Lini Një Koment