Ceca flet për lidhjen mes Arkanit dhe Gjingjiqit

Folk ylli serb Ceca Raznatovic në intervistën eksluzive për gazetën serbe “Kurir” zbulon se Zelko Raznatovic Arkan, burri i saj i vrarë, ia ka shpëtuar jetën në kryeministrit serb Zoran Djindjic poashtu të vrarë, në vitin 1999 duke e bartur në Mal të Zi.

 

Raznatovic në një bisedë për Kurir, thotë se ata të dy ishin miqë qysh nga koha kur Djindjic ka studiuar në Gjermani, transmeton gazetametro.net.

Kur jeta e Djindjic’it ishte në rrezik në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO’s, Arkani i ka ndihmuar atij ta braktis vendin. Djali i rrezikshëm i asfaltit, siç e përshkruajnë Arkanin, i ndihmoi politikanit të ri që të strehohet në Mal të Zi dhe kështu ta ruaj jetën.

“Është e vërtet që burri im Zeljko i ka ndihmuar Zoranit që të strehohet në Mal të Zi. Zorani dhe Zeljko kanë qenë miqë qysh nga koha kur Djindjic ka studiuar në Gjermani”, ka thënë Ceca Raznatovic për Kurir, dhe ka shtuar:

“Për marrëdhënjet e tyre të mira shumëvjeçare ndoshta më së miri tregon fakti se ditën kur është vrarë Arkani, Zorani dhe e shoqja Ruzica kanë ardhur në shtëpinë tonë për të shprehur ngushllime. Në ngushllime kanë qenë një mijë njerëz, por ky njeri, edhepse ka qenë në opozitë, ka ardhur që t’i jap përshëndetjen e fundit shokut të vet. Ishte trim, ka pasur qëndrim. Pas koncertit tim solist në Marakana, më kanë pritur 101 trëndafile nga Ruzica dhe Zorani. Djnidjic’i ishte “vagabond”, karizmatik dhe intelektual serioz, vizionar dhe burrështetas i madh. Konsideroj që ky popull meriton të dijë se pse është vrarë”.

E veja e Arkanit konsideron se autoritetet kanë obligim përgjegjen në lidhje me prapavinë e vrasjes së kryeministrit, e edhe ate se kush ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortit të saj.

“Mendoj se prapavinë e atentatit ndaj kryeministrit Zoran Djindjic duhet të vërtetojnë prokuroria dhe istitucionet kompetente shtetërore, por gjithashtu pres që më në fund të zbulohen porositësit e vrasjes së kryeminstrit serb, si dhe ata të cilët kanë urdhëruar vrasjen e burrit tim”, ka thënë Raznatovic.

Kuriri ka publikuar se Arkani është vrarë disa muaj pasi që ia ka kthyer shpinën mentorit të vet Slobodan Milosevic’it, dhe iu afrua Djindjic’it, të cilin, më 1999, duke e nxjerrur nga Beogradi, i shpëton jetën. Për këtë marrëdhënje me Arkanin ish lideri i PD në Serbi, ka folur edhe në intervistën dhënë New York Times, të cilën e ka transmetuar Daily Telegraph. Djindjic ka treguar se si Arkani e ka paralajmëruar që ta lëshojë Beogradin dhe të shkojë në vendin fqinj që të evitojë atentatin e mundshëm gjatë bombardimeve. Ai ka zbuluar edhe atë se Arkani i ka treguar se Mirjana Markovic i ka ofruar para që t’i shpërndajë demostratat në Beograd, por ai ka rrefuzuar dhe të gjitha i ka treguar Djindjic’it.

E veja e kryeministrit të ndjerë nuk është përgjigjur në pyetje të bëra me SMS, e as Borislav Pelevic, kumbara dhe miku i ngusht i Arkanit nuk është përgjigjur në pyetje rredh kësaj.

Svetlana Ceca Raznatovic disa herë ka folur për kryeministrin e vrarë, ashtu që një herë ka zbuluar se si Djindjic i ka ofruar që bashkarisht ta përmbysin Milosevicin.

“Edhe pas vdekjes se Zeljko’s, Zorani dhe une kemi qenë në marrëdhënje të mira. Më ka thënë me një rast: “Hajde të nisemi bashkë kundër Milosevic’it dhe ta rrëzojmë nga pushteti”. Kam rrefuzuar. Kurr nuk jam marr me politikë dhe ajo nuk më intereson. E pastaj ndodhi fatkeqësia e madhe. Mendoj se të gjithë kemi humbur shumë me vdekjen e tij”, ka treguar Ceca. Express