Çfarë e lidh nënën e Argjentina Ramosaj me Getoarin?

Berlusconi erdhi mbrëmjen e djeshme në tregun muzikor shqiptar. Publikimi më i ri i Ghetto Geasy, ka sjellë komente të shumta në lidhje me prezencën e personazheve të zgjedhur për të marrë pjesë në klip. Menjëherë u përfol në lidhje me pjesmarrjen e Enver Petrovcit dhe Suzana Mushkolës, dy aktorë të mrekullueshëm të Kosovës.

Por ndoshta ajo që do t’ju habisë më shumë nuk është ky fakt. I mirënjohuri Petrovci njihet nga të gjithë, fama e të cilit u rrit dhe me pjesmarrjen në “Dancing with the stars” në Shqipëri, ku ai u shpall dhe fitues. Por aty ku duhet të përqëndrohemi është zonja Mushkolaj, që ndoshta mund ta keni parë në ndonjë foto më parë të këngëtares Argjentina Ramosaj. Pikërisht, Suzana është nëna e këngëtares së njohur të Ramosajve, që këtë herë vjen si një prej zonjave në darkën e famshme mafioze të klipit Berlusconi. Ajo është po aq sharmante sa dhe vajza e saj dhe duket se hijeshia është e trashëguar tek Ramosajt.