Çfarë po ndodhë me procesin e liberalizimit të vizave?

Taksa 100% ndaj produkteve serbe e ka ngrirë procesin e bisedimeve me Serbinë.

Kjo tarifë mbase është bërë pengesë kryesore për liberalizimin e vizave, sipas njohësit të Integrimeve, Besnik Basolli, sipas të cilit qeveria e ardhshme duhet të marrë vendime të reja të cilat do të qonin tutje këtë proces.“Gjasat janë shumë të vogla.

Ne jemi dëshmitarë edhe të ngjarjeve të tjera me shtete e rajonit dhe në procesin e tyre të integrimit evropian. Edhe pse zyrtarisht nuk është thënë, por për Kosovën taksa është pengesë për liberalizim të vizave”, tha ai.

Kurse njohësi i Çështjeve Evropiane, Armend Muja vlerëson se në vitin 2019 nuk do të ketë asnjë vendim për lëvizje të lirë për kosovarët.“Mendoj se pesë vendet që ishin kundër nuk do të lëshojnë pe”, shtoi Muja.

 

Lini Një Koment