Challandes thotë se po të kishte Shaqirin, vëllezërit Xhaka e Behramin nuk do të kërkonte më yje

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se shumë më të lehtë do ta kishte punën sikur për këtë përfaqësuese të luanin edhe yjet botërore si Xherdan Shaqiri, vëllezërit Xhaka e Valon Behrami.

Në një intervistë për “24heures”, Challandes ka thënë se ai sheh kualitet të madh te Kosova, por jo të mjaftueshëm.

“Jemi duke ndërtuar diçka. Planet tashmë ekzistojnë, por jemi akoma në nivelin bazë. Do të isha i lumtur të arrinim nivelin e parë”, ka thënë trajneri që udhëhoqi Kosovën në fitore në debutim me Madagaskarin dhe Burkina Fason.

“Nuk e kam problemin që e ka përzgjedhësi i Francës Didier Deschamps, atij i duhet të eliminojë emra. Mua, më duhet të gjej më shumë! Kualiteti ekziston, por jo mjaftueshëm. Do të flisja ndryshe nëse do të kisha Shaqirin, vëllezërit Xhaka, Behramin, e të tjerët. Të gjithë janë kosovarë”, ka shtuar Challandes.

Kosova nesër zhvillon në Cyrih miqësore me Shqipërinë.

© KOHA.

Lini Një Koment