“Ciao” Conte, Abramovich zgjedh trajnerin e ri në Chelsea

Roman Abramovich ka bërë gati tre kandidatë për trajner të ri në Chelsea.

Antonio Conte është duke i kaluar orët e fundit në postin e menaxherit në Chelsea.

“Premium Sport” raporton se trajneri italian së shpejti do të shkarkohet nga detyra, përkundër triumfit në FA Cup.

Pronari i klubit, Roman Abramovich ka identifikuar tre pasardhës të trajnerit kampion nga edicioni i parafundit në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Trajner i ri në Chelsea do të jetë Luis Enrique, menaxheri i Fulhamit, Slavisa Jokanovic ose ai i ekipit të rinjve te “Blues”, Jody Morris.

Lini Një Koment