Çiftit në Pejë hajnat ia vjedhin veturën, stolitë e arit, paratë dhe telefonat

Një burrë dhe një grua kanë raportuar se katër persona të panjohur u kanë grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën me targa lokale në Pejë.

Raportohet se njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00. Ndërsa raportohet se grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Dy viktima, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare, kanë raportuar se katër persona të panjohur u kanë grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën me targa lokale, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme