Cilat janë kryeveprat e Milosheviqit, sipas Daçiqit

Pas kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili, tek Ura e Ibrit Slobodan Milosheviqin e quajti lider të madh, për “meritat” e ish- kasapit të Ballkanit e të akuzuarit të Hagës për krime lufte në Kosovë, ka folur edhe shefi aktual i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.

Ai, përcjell gazeta “blic”, i ka shquar, siç ka thënë, dy trashëgime me rëndësi historike nga Milosheviqi, në të cilat Serbia ende vazhdon t’i bazojë interesat e veta shtetërore.

E para, ka saktësuar Daçiqi, Marrëveshja e Daytonit e nënshkruar nga Slobodan Milosheviqi.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, kjo marrëveshje e bërë para 23 vjetësh i dha fund luftës dhe i vuri bazat e rendit shoqëror në Bosnjë e Hercegovinë duke iu mundësuar serbëve ta kenë entitetin e vet, Republikën Serbe.

“Pa këtë marrëveshje as serbë në B e H dhe as Serbia, as për së afërmi nuk do të kishin mundësi të ndikojnë në realizimin interesave të veta”, ka thënë Daçiq

E dyta, ka thënë Daçiqi, është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e OKB-ës për Kosovën. Kjo rezolutë e pranuar nga Milosheviqi, i mundëson Serbisë t’i ruajë pozicionet e veta kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Se sa largpamës ka qenë ky vendim vërehet edhe tash, kur fuqitë më të mëdha botërore që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, po e zbusin këtë pozicionim dhe po e kuptojnë se kompromisi dhe zgjidhja afatgjate dhe qëndrueshme në Kosovë nuk është e mundur pa Serbinë”, ka thënë ndër të tjera Daçiqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme