Cili është aktori më i madh shqiptar sipas Halil Budakovës?

Në serinë e intervistave të quajtura “Intervista Kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga Gazeta Online “Sovrani.info”, me një bllok pyetjesh ekskluzivisht për shqiptarët, është përgjigjur Halil Budakova

Cili është vendi më i bukur shqiptar?
Saranda

saranda_0

Kush është personaliteti shqiptar më i rëndësishëm që i ka dhënë njerëzimit?
Nëna Terezë

Nëse do të duhej të veçonit një shqiptar, si më meritorin për kombin, pavarësisht periudhave, cili është ai?
Adem Jashari

Cilin ushqim shqiptar do t’ia shërbenit me krenari një vizitori, që do të njihet me kuzhinën shqiptare?
Fli

Cili është aktori më i madh shqiptar për ty, me cilin rol, në cilin film?
Bekim Fehmiu, Enver Petrovci, Reshat Arbana

Nëse do të duhej ta prezantonit muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do të ishte ai prezantim?
Nexhmije Pagarusha, Baresha

Vendi më i mirë turistik shqiptar, i cili mendoni se është konkurrent në botë?
Brezovica, Dhërmiu dhe Prevalla

Monumenti historik, simbol i shqiptarëve?
Lidhja e Prizrenit

priyreni

Cila është periudha më e ndritshme e shqiptarëve?
Qershor 1999, 17 Shkurt 2008

Kush është shqiptarja më e bukur?
Merita

Cila është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve?
Mikpritja

Në trojet shqiptare ka shumë monumente historike, skulptura e vepra arti. Cilin artist do ta veçonit si mjeshtrin më të madh?
Destan Gashi

destan-gashi-duke-punuar-engjullin-mars-20141

Në televizione të ndryshme shqiptare, kemi shumë drejtues emisionesh, cili është njëshi?
Adi Krasta, Arbana Osmani

Cila është politikania më e bukur shqiptare?
Grida Duma

Cili është gazetari më zhbirues dhe më i guximshëm shqiptar?
Milaim Zeka

Kush është shqiptari më i pasur?
Ka shumë

Cili është futbollisti më i madh shqiptar?
Fadil Vokrri, Granit Xhaka

Cili është shqiptari që na e ka prishur imazhin në botë?
Disa

Kemi pasur fatin të përjetojmë edhe një nga luftërat çlirimtare të historisë së kombit tonë, atë të çlirimit të Kosovës. Kush nga këto figura ju bën më shumë përshtypje?
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Vëllezërit Haradinaj, Zahir Pajaziti

Cili është shkencëtari më i madh shqiptar?
Rifat Gjota

859648_101973843320346_956971300_o

Tipari më i mirë shqiptar?
Përpara Besa ndërsa tani mikpritja

Me çfarë njihen shqiptarët në botë?
Sport, muzikë dhe kulturë

Cili është prodhimi më i mirë shqiptar?
Turshitë

Sa janë shqiptarët në numër?
Mbi 10 milionë

A jeni për bashkim të shqiptarëve në 1 shtet, apo për 2 shtete shqiptare?
Një shtet

Kush është aleati më i madh i shqiptarëve?
SHBA-të dhe Gjermania

Në cilin vend, në hapësirat autoktone shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë më të diskriminuar?
Preshevë dhe Medvegjë

xhamia-e-re-ne-presheve11

70964836

Ku jetojnë shqiptarët më patriotë?
Çdokund

Veprimtari më i madh i çështjes shqiptare, ndër të gjallët?
Remzi Hoxha, Adem Demaçi

Një poezi ose një këngë shqipe, që e thua, e këndon ose e reciton kur je në çaste të gëzueshme apo melankolie, ose kur je duke pirë apo duke kaluar një mbrëmje me miq?
Ali Podrimja ‘’Lum Lumi’’ dhe Bijt e Sefes

A ka qenë Perandoria Otomane pushtuese për shqiptarët?
Po

Nëse kinezët shquhen për konsumimin e orizit, me cilin produkt do t’i identifikonit shqiptarët?
Pite, Fli

Nëse gjermanët i identifikojmë me birrën, rusët me vodkë, turqit me çaj, francezët me verë. Cila është pija e identitetit shqiptar?
Rasoj

Pasioni për kafshët shtëpiake është i përhapur kudo në botë, sipas preferencave të ndryshme. Macet, qentë, peshqit, gjarpërinjtë etj. Me cilën kafshë janë më të lidhur shqiptarët?
Qenin dhe kalin

slide_350343_3759861_free

Kush janë më të bukur tek shqiptarët, femrat apo meshkujt?
Shqiptarët janë racë e bukur

Cila është besëtytnia që shqiptarët e besojnë më së shumti?
Magjia e zezë

A duhet besuar shqiptarit sot, kur ta jep besën?
Jo

Cili është aktualisht intelektuali më i madh shqiptarë? (I gjallë) 
Xhevat Limani

 kosovo-singing-web