Cili është qëndrimi i pasardhëses së Merkelit për emigrantët

Annegret Kramp-Karrenbauer është liderja e re e partisë së njohur gjermane, CDU.

Politikanja e CDU-së e ka fituar pozitën e kryetares në një garë të ngusht në zgjedhjet e djeshme duke zëvëndësuar kryetaren e deritanishme, kancelaren Angela Merkel.

Mediat gjermane kanë përmendur disa veçori të saj si politikane, me të cilat në disa raste ka patur mendim ndryshe nga Merkel.

Kramp-Carrenbauer që deri tani ishte sekretare e përgjithshme e partisë, e ka mbështetur parimisht Merkelin në politikën e saj të migracionit. Por, ajo ka patur disa qëndrime të kundërta në këtë çështje, shkruan Indeksonline.

“Është në rregull që të hapen dyert për emigrantët. Por, të gjithë ata që kanë bërë vepra penale dhe që kanë të kaluar kriminale, duhet të dënohen, apo dëbohen, dhe rikthimi i tyre në Gjermani mos të lejohet asnjëherë” kishte thënë Carrenbauer.

E njëjta kishte ngritur zërin në Gjermani edhe ndaj aborteve si dhe ndaj bizneseve që reklamojnë këtë biznes.

Poashtu, Carrenbauer kishte deklaruar se lejimi i martesave mes gjinisë së njëjtë mund t’i hapte derën incestit dhe poligamisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme