Cipras: Në kohën antike s’ka ekzistuar kombi maqedonas

Kryeministri grek Aleksis Cipras në një intervistë për gazetën “Ethnos”, pohon se kombi maqedonas në kohën antike nuk ka ekzistuar kurrë. Pas negociatave të reja për emrin me Maqedoninë, Cipras beson se nuk është absurde që termi Maqedoni, të përfshihet në një emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë.

Kombi maqedonas kurrë edhe nuk ka ekzistuar në kohën antike, siç nuk ka ekzistuar edhe kombi i Athinasve ose i Spartanëve. Maqedonia antike ishte një forcë e madhe në botën antike greke e cila u përhap, sidomos në kohën e Aleksandrit të Madh, edhe përtej zonës së sotme gjeografike të Maqedonisë. Sot kjo zonë e gjerë gjeografike i përket tre vendeve të ndryshme. Në këtë kuptim është plotësisht në kundërshtim me historinë dhe është absurde disa të kërkojnë ekskluzivitetin e Maqedonisë edhe në drejtim të identifikimit etnik. Por, nuk është absurde që termi Maqedoni të përfshihet në një emër të përbërë, me përcaktim gjeografik apo kohor që do të vlejë për të gjithë, kështu që të jetë e qartë se askush nuk kërkon territore ose histori të kombeve të tjera – ka thënë për azetën “Ethnos” kryeministëri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Për nesër është caktuar protestë në Athinë me kërkesë që mos të pranohet kompromis për emrin, që do ta përmbante fjalën “Maqedoni”. Nga ana tjetër, sipas një ankete nga agjencia greke “Alko” 63% e të anketuarve në Greqi konsiderojnë se duhet të arrihet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët. Ndërmjetësi Methju Nimic pak ditë më parë ka thënë se pakoja e propozimeve nuk e prek identitetin. Sipas koordinatorit të Këshillit Kombëtar të Maqedonisë për në NATO Stevo Pendarovski, negociatat tani janë më të rënda se sa që kishin qenë dhjetë vjet më parë. Ai argumenton se negociatat e rifilluara për emrin janë ende në fazën fillestare.

Nimic zakonisht ofron ose një propozim për të gjitha komponentët të një zgjidhje të mundshme, eventualisht një alternativë. Tani ka, sa e kuptoj, pesë, dhe në përputhje nga disa për të gjitha komponentët tjera. Kjo tregon se ai do të prekë në të dyja palët çfarë nga ajo është e mundur. Pra, në këtë moment cilësimi im do të ishte se ne ende nuk jemi në fazën në të cilën mund të themi se bëhet fjalë për bazë të mirë, për negociata të mëtejme- ka deklaruar Koordinator i Këshillit Kombëtar i NATO-s, Stevo Pendarovski.

Një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev tha se kujdeset që të sigurohet një kompromis që do të ruante dinjitetin e të dyja vendeve. Për zgjidhjen e mundshme të kontestit, Zaev tha se propozimin do të ketë nevojë ta konfirmojnë edhe qytetarët në referendum. Sipas një deklarate zyrtare të Kishës Ortodokse Greke, Kryeministri grek Aleksis Cipras ka kërkuar që edhe kisha të kontribuojë për të siguruar një klimë të unitetit kombëtar dhe të përgjegjësisë në Greqi. Takimi i parë mes Zaevit dhe Ciprasit është planifikuar për të mërkurën në Davos të Zvicrës. Në takim do të bëhet fjalë propozimet e Nimicit dhe për përparimin e grupeve të punës të të dyja vendeve.

Alsat M

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme