City mendon shkëmbimin e Agueros me Griezmannin

Manchester City raportohet se është duke menduar propozimin për shkëmbim lojtarësh me Atletico Madridin.

Mediat angleze raportojnë se “Qytetarët” janë duke menduar të ofrojnë shërbimet e Sergio Agueros për transferimin e Griezmannit.

29-vjeçari sa ishte pjesë e Atleticos realizoi 74 gola në 175 paraqitje, para se të kalonte te City për 45 milionë euro.

Sipas “The Sun”, përfaqësuesit e Agueros janë shprehur të kënaqur për rikthimin e tij të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

Si rezultat, Atletico është duke planifikuar t’i ofrojë Pep Guardiolas shërbimet e sulmuesit francez, por në drejtim të Madridit të niset sulmuesi argjentinas.

Edhe pse i kanë mbetur vetëm 18 muaj në kontratën e tij aktuale, City e vlerëson Agueron me 60 milionë funte.

© KOHA