Çka u tha për kufijtë, në takimin Putin- Vuçiq

Vizita e presidentit Vladimir Putin në Beograd ka rëndësi politike dhe duhet të jetë përgjigje në pyetjen e parimit: nëse Serbia është e gatshme të jetë një aleat kyç i Moskës në rajon dhe të vazhdojë afrimin me BE-në dhe NATO-n, shkruajnë mediat ruse.

Gazeta Komersant shkruan se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kohët e fundit po shtyn në mënyrë aktive idenë e korrigjimit të kufijve me Kosovën, si parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, pa të cilën është i pamundur integrimi i Serbisë në BE.

“Moska është skeptike rreth marrëveshjes Serbi-Kosovë, të cilën e dëshiron BE, duke u frikësuar se do të bëhet protektorat i NATO-s. Moska nuk nxiton për të mbështetur idenë e korrigjimit të kufijve, duke besuar se Beogradi me këtë faktikisht do ta njohë Kosovën. Pra, edhe pas bisedimeve të sotme mbi problemin e Kosovës, interpretimi i tyre mund të jetë krejtësisht ndryshe, siç ishte pas takimit të tetorit në Moskë “, shkruan Komersant.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme