Clark: Dua ta shoh Kosovën në NATO

Ish-gjenerali i NATO-s Wesley Clark tha se është përvojë e jashtëzakonshme për të kthimi në Kosovë për të parë demokracinë, presidentin, kuvendin, udhëheqjen dhe ekonominë e Kosovës krahasuar me kohën e tragjedisë 20 vjet më parë, duke shtuar se populli Kosovar është duke ndihmuar vendin të ecë drejt Perëndimit.

“Pres me padurim kohën kur Kosova do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Dua ta shoh këtë vend si anëtar të NATO-s sepse NATO është për ata njerëz që besojnë në liri,” tha Gjenerali Clark duke shtuar se Kosova ka treguar guximin dhe përkushtimin për këtë.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi duke falënderuar gjeneralin Clark për ardhjen e tij në Kosovë tha se kjo është një vizitë e veçantë ku gjenerali kthehet për të festuar 20 vjetorin e çlirimit.

“Dëshiroj të falënderoj gjeneralin Clark për ardhjen e tij në Kosovë në shtëpinë e vetë në familje e vetë, në mesin e njerëzve që e duan dhe e respektojnë. Kjo vizitë me rastin e 20 vjetorit të çlirimit e Kosovës është e veçantë edhe për neve por edhe për gjeneralin sepse është së bashku me familje , që ta ndiejnë së bashku me ne festimin e lirisë së Kosovës që ka ndodhur me kontributin e jashtëzakonshëm dhe historik të heroit tonë gjeneralit tonë Clark, prandaj mirënjohëse dhe përulësi i nderuari gjeneral për punën tuaj të jashtëzakonshme për lidershipin të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër ne e kishim kënaqësinë e jashtëzakonshme që dje dhe sot të kemi biseda të shkëlqyera me presidentin Clinton dhe sekretaren Albright dhe çdo mjedis ke qenë objekt i bisedës së vlerësimit më të lartë për atë rol historik që ke treguar, për lidershipin e guximshëm dhe vendimtar që diktatori Millosheviq tà « largohet, që populli të fitoj lirinë, që qytetarët e Kosovës të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre që të fillojmë jetën e re, jetën për një perspektivë në NATO dhe Bashkimi Evropian dhe kultivimin e përhershëm e përjetshëm të raporteve me ShBA ”, tha Thaçi, përcjell KSP.

Gjenerali Clark dhe mysafirë tjerë po marrin pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Lini Një Koment