Clinton shpall prioritetin e saj: Kapja e Al-Baghdadit

“Duhet të jetë një prioritet i yni kapja e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Al Baghdadi, ashtu siç kemi bërë edhe me Osama Bin Ladenin”. Kështu është shprehur kandidatja demokrate për “Shtëpinë e Bardhë”, Hillary Clinton, duke njoftuar më tej edhe mbajtjen e një takimi “bipartizan” me ekspertë të sigurisë kombëtare.

Ish-zonja e parë dhe ish-Sekretarja e Shtetit sulmoi më pas rivalin e saj, Donald Trump, duke theksuar se kandidati republikan “nuk ka një plan për mposhtjen e kalifatit islamik”.

Sipas Clintonit, Trump madje “nuk është i kualifikuar sa ç’duhet për t’u bërë president i Amerikës dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura”. Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ka shprehur edhe komente negative mbi ndërhyrjen e së mërkurës të kreut republikan mbi sigurinë kombëtare dhe luftën ndaj ISIS, duke e quajtur atë “një test të dështuar”.

Gjatë tubimit, Trump kishte sulmuar gjeneralët amerikanë dhe u shpreh se do të kishte preferuar Putinin përballë Obamës, një pozicion ky që nga Clinton konsiderohet “jo vetëm antipatriotik dhe tepër agresiv, por edhe i tmerrshëm”.

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë nuk është kufizuar madje edhe në denoncimin e papërgatitjes së supozuar të kundërshtarit të saj sa i përket luftës kundër Shtetit Islamik. Në konferencën për shtyp ajo nënvizoi se “ekzistojnë të dhëna se, ISIS shpreson në fitoren e Trumpit”.

Ish-Sekretarja e Shtetit dënoi madje rivalin republikan Donald Trump gjatë kësaj të enjteje, për ato çfarë tha ai mbi gjithçka mësoi në seancat informuese të materialeve sekrete dhe të klasifikuara, duke e quajtur atë “totalisht të papërshtatshëm dhe të padisiplinuar”.

Kandidatja foli për reporterët mëngjesin e sotëm, pas forumit mbi çështjet e sigurisë në Nju Jork, ku morën pjesë veçmas të dy kandidatët presidencialë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme