Çmenduria në Zvicër, klubi më i madh bie nga liga dhe tifozët zhveshin lojtarët!

Tifozët e përjetojnë rëndë rënien nga kategoria të ekipit të zemrës, e sidomos kur bëhet fjalë për një ekip të madh.

I tillë është rasti i Grasshoppers, klubi legjendar zviceran, që ka fituar plotë 27 herë kampionatin, më së shumti se çdo klub tjetër.

Grasshoppers ka rënë nga liga për herë të parë pas 70 viteve histori dhe kjo ka krijuar dëshpërim të madh te tifozët, transmeton lajmi.net.

Këta të fundit e dinin javë më herët se është faktike rënia e klubit në kategorinë e dytë në Zvicër, por nuk u pajtuan asnjëherë.

Pasi disa javë më parë ndalën ndeshjen ndaj Sionit, ata bën skandal edhe në ndeshjen mes Luzern dhe Grasshoppers, duke detyruar të anulohet loja derisa vendasit po udhëheqnin 4-0.

Tifozët u afruan në rrethimin e fushës dhe kërcënuam me hyrjen brenda, nëse nuk ndalej ndeshja, gjë e cila edhe ndodhi.

Kërkesa e tyre ishte e qartë: “Lojtarët e Grasshoppers duhet të zhvishen, të dorëzojnë te tifozët fanellën! Vetëm portieri Heinz Lindtner bën përjashtim!”.

Urdhëri i tyre u zbatua dhe ndeshja nuk vazhdoi më.

Lini Një Koment