Çmimet e biletave për ndeshjen Itali-Shqipëri

Federata Italiane e Futbollit, ka nxjerrë në shitje biletat pë ndeshjen kualifikuese të Rusia 2018, Itali-Shqipëri. Prej 12 deri në 60 euro do të jetë çmimi i biletës për të ndjekur nga afër Shqipërinë më 24 mars në Palermo të Sicilisë.

Çmimi i sektorit të rezervuar për mysafirët është 40 euro. Ndërkaq, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në vitin 2015 në qytetin e Geonas, stadiumi kishte pothuaj i tëri pamje kuq e zi.