CNN: Majlinda veçse ishte e artë – iu desh vetëm medalja

Ajo veçse ishte vajza e artë e xhudos – e tani e ka edhe një medalje për këtë epitet.

Majlinda Kelmendi bëri historinë në Rio de Janiero të dielën mbrëma duke u bërë atletja e parë e Kosovës që fiton medalje olimpike.

25-vjeçja mposhti italianen Odette Giuffrida në finalen e kategorisë deri në 52 kg për ta marrë me vete medaljen e artë olimpike që do t’ia bashkëngjis dy titujve botërorë dhe tre të tjerëve evropianë që nga viti 2013, transmeton Koha.net shkrimin e CNN.

Xhudistja numër 1 në botë, e cila katër vjet më parë fitoi medaljen e bronztë duke e përfaqësuar Shqipërinë, i dha Kosovës medaljen e parë që kur u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dy vjet më parë.

Kelmendi, e cila ishte edhe bartësja e flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të premten, tha se fitorja është “gjigante” jo vetëm për të, por për tërë Kosovën.

“Jam shumë e lumtur”, u tha ajo gazetarëve.

“Të jem e sinqertë, këtu erdha për medaljen e artë, por kjo është çmenduri. Jam shumë e lumtur për veten time, për trajnerin tim dhe për tërë vendin tim. Është kjo hera e parë që Kosova është pjesë e Olimpiadës, dhe për herën e parë mendoj se e arta është gjigante”.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë