Conte ia “premton” duartrokitjet Mourinhos

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Antonio Conte ka bërë thirrje që tifozët e Chelseat ti rezervojnë mikpritje të ngrohtë Jose Mourinhos pas rikthimit në “Stamford Bridge”. Trajneri italian ka thënë se Mourinho e meriton këtë sepse ka bërë shumë për Chelsean.

“Mourinho ka qenë një trajner i rëndësishëm për Chelsean, me këtë klub dhe me këta lojtarë ai ka shkruar një pjesë të historisë. Ka fituar tre tituj të kampionit me këtë skuadër. Dua që tifozët ta duartrokasin atë në “Stamford Bridge” sepse e meriton respektin”  ka thënë Conte./Indeksonline/