Conte tregon pse e “rrahu” asistentin e tij gjatë derbit me Arsenalin

Chelsea fitoi derbin e Londrës duke mposhtur Arsenalin 3:1 në ‘Stamford Bridge’.

Gjatë kësaj ndeshje një moment bëri bujë të madhe, kur trajneri Antonio Conte qëllonte ndihmësin e tij, Anegelo Alessio, duke e urdhëruar për një punë.

Goditjet e Contes në drejtim të ndihmësit të tij, nuk ishin të lehta.

Për këto goditje Conte është rrëfyer në ‘Sky Sport Italia’, përcjell lajmi.net.

“Angelo është dora ime e djathtë dhe gjithashtu ai do të jetë gjithmonë ‘viktima’ ime e parë, sepse është njeri shumë i afërt me mua”, ka deklaruar Conte.

“Para ndeshjes ne kemi përgatitur disa situata për goditjet nga këndi te Arsenalit, dhe goditjet tjera nga ajo zonë, dhe në këtë drejtim Arsenali kishte gjashtë lojtarë në zonën tonë, dhe Victor Moses që ishte menduar që të jetë në buzë të zonës, duhej ta markonte atë lojtarin e gjashtë”.