Craig merr ofertë marramendëse për James Bond

Burime të Radar bëjnë me dije se Sony është duke i bërë një ofertë milionëshe aktorit Daniel Craig për të vazhduar me seritë e personazhit James Bond.

Sipas Radar, aktori ka marrë një ofertë prej 150 milionë dollarësh për ta luajtur Bondin edhe në dy filma të tjerë.

Aktori pati thënë para lansimit të Spectre se “më parë do të çaja kyçet e dorës” se sa të luaj përsëri Bondin pavarësisht se thuhet që është paguar 65 milionë dollarë për filmin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, një burim i tha Radar se kjo aktorit i është ofruar një shumë milionëshe për të vazhduar luajtjen e personazhit James Bond.