Crnobrnja: Pas iniciativës së Merkelit e Macronit, Serbia do të kthehet nga Rusia, Kosova nga SHBA-të

Drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Serbi, profesori Mihailpo Crnobrnja, ka dhënë një qëndrim mjaft interesant sa i përket takimit të 29 prillit që do të mbahet në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Sipas tij përveç që dëshirojnë të zgjidhin ngërçin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dy, edhe Merkel edhe Makron, dëshirojnë që të tregojnë fuqinë e tyre në Evropë.

Ai thotë se një gjë të tillë e tregon, që për takimin nuk është njoftuar fare administrata e Bashkimit Evropian.

“Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron, dëshirojnë që t’i tregojnë Evropës, por edhe botës, se kush është nëna dhe baba i Bashkimit Evropian”, ka thënë ai, shkruan ‘telegraf.rs’, transmeton Gazeta Express.

 Crnobrnja thotë se Merkel dhe Macron dëshirojnë që të rrisin ndikimin e tyre në zgjidhjen e çështjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por mbi të gjitha të rrisin edhe rolin e Francës dhe Gjermanisë.

Ai thotë se prandaj presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq do të shkojë në Kinë për të takuar Putinin, para se të udhëtojë për në Berlin, ndërsa Kosova do të tentojë të kthehet nga SHBA-të.

Sa i përket mundësisë së ndryshimit të formatit të dialogut, ai thotë së një gjë e tillë është pak e  mundur, pasi që Serbia do të kërkojë përfshirjen e palëve jashtë Evropës në dialog.

“Nëse do të ndodh, atëherë Serbia do të insistojë që në dialog të përfshihen edhe faktorë jashtë Evropës, Rusia dhe Kina, dhe kjo është e sigurt se shqiptarët do të përgjigjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë teksa ka folur për takimin e Berlinit, ka thënë se atje nuk do të ndodh asgjë e jashtëzakonshme, dhe se pa përfshirjen e SHBA’së nuk mund të ndodh asgjë.

Në anën tjetër, Aleksander Vuçiq, do të udhëtojë drejt Kinës me 26 prill për t’u takuar me Vladimir Putinin dhe për t’u këshilluar me të para takimit me Merkelin e Makronin, të cilët sipas ‘Der Standard’ do ta varrosni në kryeqytetin gjerman idenë e korrigjimit të kufijve.

Lini Një Koment