Daci: Rugova s’kishte me pranuar asnjëherë koalicion me PDK-në

Sakte.net  /  E premte, 14 Tetor 2016  –   10:05

Akademik Nexhat Daci ka thënë në Rrokum Roll se duhet të ruhet bashkëpunimi më bashkësinë ndërkombëtare por asnjëherë duke mos e humbur truallin e vendit tonë.

“Harta e Ballkanit nuk është e përfunduar, ndërsa nuk na duhet të kontribuojmë në përshpejtimin e ndryshimit të kësaj harte”, ka thënë Daci, duke thënë se kjo mund të ketë pasoja, ndërsa fati ynë duhet me qenë pro-perëndimor.

Daci ka rrefyer se ne kohën e luftës ka qenë në Prishtinë, ndërsa ka pasë oferta per t’u larguar në disa vende, duke përfshirë edhe Beogradin. Kjo, sepse siç thotë ai, është shkolluar në Beograd.

Më tej Daci ka thënë se si kryetar i Kuvendit të Kosovës ka pasë shumë kërcënime.

Daci ka ba një rrëfim interesant:

“Në zgjedhjet e para askush prej LDK’së nuk ka guxuar të kandidojë për kryetar të Prishtinës, sepse kishte kërcënime, ndërsa une kam pranuar dhe ju kam bë ballë kërcënimeve, duke thënë se une kam për t’i fituar zgjedhjet”.

Daci rrëfen edhe një ngjarje interesante duke kallxuar se nuk kanë mundur të mundur ta zgjidhnin presidentin, sepse minoritetet nuk kane guxuar të votojnë për shkak të kërcënimeve.

“Minoritetet s’kanëguxuar që t‘i marrin letrat dhe të shkojnë te kutia e votimit”.

Daci thotë se qysh në seancën e parë si kryetar Kuvendi është kërcënuar në parlament dhe i është shar nëna nga Hashim Thaçi.

“Unë jam rritë pa prinde dhe për herë të parë me është shar nëna nga Hashim Thaçi në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës”, rrëfen Daci.

Ai po ashtu kallxon se Presidenti Rugova nuk kishte pranuar asnjëherë të bëjë koalicion veç me PDK’në.

Akademik Daci e ka quajt joserioze thirrjen e Presidentit Thaçi për zbardhjen e krimeve pas luftës.

Daci ka ba një vlersim për situaten aktuale politike në vend.

“Kryeparlamentari dhe kryeministri duhet të krijojnë një procedurë zgjedhore ku nuk mund të vidhen votat, sepse nëse mbahen zgjedhjet në këto 2-3 muaj, prapë kanë për të fituar të njëjtat struktura politike”, thote Akademik Daci.

Daci thotë se është i gatshëm ta ndihmojë LDK’në, por siç thotë ai, nuk ka synim për të pasur ose me qenë në kryesi.