Dacic për ‘kompromis të gjithanshëm’ për uljen e tensioneve

E vetmja gjë, e cila do t’u jepte fund tensioneve ndërmjet serbëve e shqiptarëve është ‘kompromisi i gjithanshëm’, kurrëfarë zgjidhjesh parciale e të veçuara, ka thënë ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic, transmeton Gazeta Metro.

“Pra, zgjidhje me të cilën do të gjendemi në gjysmë të rrugës e me të culën nuk do të jemi tepër të lumtur as ne, as ata, por nuk do të jemi të turpëruar. Ne po punojmë në këtë dhe kryetari (Aleksandar) Vucic e unë dhe tërë Qeveria, sepse dëshirojmë ta zgjidhim problemin, e jo edhe njëqind vjet ta mbajmë nën tepih”, ka thënë Dacic në një intervistë për pravda.rs.

Dacic ka thënë se përkufizimin e sheh si parakusht për marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet shqiptarëve e serbëve.

“Ka kohë që flas për nevojën e përkufizimit ndërmjet serbëve e shqiptarëve si një prej parakushteve për marrëdhënie të qëndrueshme. Por, ky nuk është shkop magjik, e as në të nuk qëndron zgjidhja e tërë. Serbët në Kosovë e Metohi duhet të kenë garanci afatgjata për siguri e prosperitet, t’i kenë të drejtat e plota politike e qytetare, gjë që ka kohë që nuk po ndodh. Trashëgimia ynë historike duhet të mbrohet maksimalisht, ndërsa pasuria shtetërore dhe pasuria e qytetarëve tanë të kthehet kudo që ajo është uzurpuar. Për të gjitha këto duhet të arrijmë marrveshje me shqiptarët dhe të marrin ganacione nga shtetet më të rëndësishme të botës.

Lini Një Koment