Daçiq: Disa vende të Evropës nuk duan që tani të finalizohet marrëveshja me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për gazetën ‘Politika’ ka thënë që  përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk e kanë pyetur atë asnjëherë se si do të dëshironte Serbia të përfundonte dialogu me Kosovën.

Tutje, ai ka thënë se disa vende evropiane nuk duan që dialogu të përfundoj tani.

“Sa herë që kishte një mundësi për të shkuar në  kompromis, ka pasur gjithmonë incidente. Nuk janë vetëm dyshime, ka pohime se disa vende evropiane nuk duan që ky dialog të përfundoj tani”, u shprehë Daçiq.

Sa i përket taksës, diplomati serb tha se Britania dhe Gjermania kanë një mendim, derisa kujton faktin se janë kundër taksës.

Sipas kreut të diplomacisë serbe, platforma e Kosovës për dialog nuk është e interesuar për Serbinë.

“Ata i kanë vendosur vetës një qëllim që nuk ka të bëjë me dialogun”, tha Daçiq duke shtuar që nuk mund sjellësh një platformë mes procesit kur ka shumë llojshmëri të marrëveshjeve. /Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme