Daçiq: “Karrigeje e Kosovës në OKB, kur të bëjë shelqja rrush”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq nuk e frenon cinizmin sa herë të përmendet mundësia e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara. Siç e citojnë mediat serbe, ai ka thënë sot se “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe karrigen në Kombet e Bashkuara do ta lejojë kur shelqja të bëjë rrush”, përcjell Koha.net.

Sipas tij, autoritetet në Prishtinë çdo ditë bëjnë deklarata të ndryshme, të cilat s’kanë lidhje me realitetin.

Në lidhje me Kosovën, që ky këtij emri ia shton edhe Metohinë, Daçiq është shprehur se duhet të kërkohet kompromisi, ndërsa për deklaratat e Hashim Thaçit për bashkëngjitjen e Preshevës ka thënë “ai duhet të flasë diçka, meqë po e sulmojnë nga të gjitha anët”.

“Ata nuk duan të flasin për korrigjim, ndërsa e duan Preshevën e Bujanovcin. Të mençur janë ata. Dhe a e dini kur do të ndodhë kjo, që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, ta njohim si shtet të pavarur? Kur shelqja të bëjë rrush”, është shprehur ai para gazetarëve në Ambasadën greke në Beograd, transmeton Koha.net.

Ata që e kanë njohur Kosovën dhe kanë bërë aranzhmanet me Marti Ahtisaarin, sipas tij, tani janë të habitur që tash flitet për kufij, ndërsa të parët e kanë shpallur Kosovën si shtet dhe kanë shkatërruar integritetin e Serbisë. Kjo do të thoitë se ata nuk dëshirojnë të heqin asgjë nga ajo që ata e quajnë shteti i Kosovës.

“Ne kemi dhënë disa propozime, e meqë ata janë kundër korrigjimit të kufirit, çfarë na propozojnë?”, citojnë mediat e Beogradit pyetjen e Daçiqit, sipas të cilit pala tjetër e cila nuk dëshiron korrigjimin e kufirit dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe të fitohet AKS-ja për veriun e Kosovës (Asociacioni i Komunave Serbe – sqarim ynë). “Unë them, harroni këtë, prej kësaj s’ka gjë”,është prehur Daçiq, transmeton Koha.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme