Daçiq paralajmëron edhe një tërheqje të njohjes ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq vazhdon me lobimin e tij kundër njohjeve ndaj Kosovës, transmeton Periskopi.

Daçiq tha se javën e ardhshme do të njoftojë për emrin e shtetit të 15-të, që sipas tij do të tërheqë njohjen ndaj Kosovës.

Daçiq i tha RTS-së se për momentin më pak se 100 vende po e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas serbëve, mbi 10 shtete tashmë e kanë tërhequr njohjen ndaj shtetit kosovar. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme ie kishte demantuar disa herë Daçiqin, duke thënë se janë propaganda dhe lobime kundër Kosovës.

Lini Një Koment