Daçiq thotë se është utopi të mendohet për ndryshimin e formatit të dialogut

Është utopi që aktualisht të mendohet për ndryshimin e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës, ku dikush do të përfshihej në proces, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.

E, nëse kjo do të ndodhë, ka theksuar ai, Serbia do të kërkonte përfshirjen e dikujt që do të mbronte interesat e saj,

“Kështu shtrohet pyetja, nëse ky me Kosovën është dialog, negociata, apo do të grumbullojmë në anën e Kosovës ata të cilët edhe ashtu janë në anën saj, e përkrahin atë “,citon “novosti” të ketë thënë Daçiq.

Sa i përket SHBA-së, ka thënë ai, ajo gjithmonë, në një mënyrë, është e pranishme në Bruksel dhe bisedon me të gjitha palët. Sipas tij, roli i SHBA-së, nga një herë ka qenë konstruktiv, pasi ka bërë presion ndaj Kosovës në disa çështje.

“Tani s’është fjala për këtë dhe nuk ka arsye që të ndryshojë formati, përkatësisht që dikush të inkuadrohet në dialog”, ka shtuar Daçiq duke përfunduar se nuk e di se kur do të vazhdojë dialogu.

Lini Një Koment