Dalin fotot skandaloze të mësueses që bëri dashuri me nxënësen

Një mësuese ruse është nën hetim pasi në internet po qarkullojnë disa fotografi ku ajo shihet se ka një lidhje me nxënësen e saj.

Daily Mail shkruan se Irina Ibragimkhalimova, 41 vjeçe, shfaqet në imazhet intime me nxënësen 18 vjeçare Valeria Fedorova.

Sipas medieve vendase janë zbuluar edhe mesazhe intime mes tyre.
Policia është shprehur:

Nëse vërtetohet informacioni për një marrëdhënie dashurie midis mësueses dhe adoleshentes, 41 vjeçarja mund të arrestohet”

Fotot e publikuara tregojnë mësuesen dhe nxënësen në një afrimitet mes tyre.
Disa foto janë publikuar të censuruara, ndërsa fotot lakuriq po mbahen si provë nga policia.

 

Lini Një Koment