Danas: Edhe Gjermania në fund do të pranojë përkufizimin

Burime diplomatike nga Berlini, sipas gazetës, kanë thënë se “nuk janë shumë të befasuar” me retorikën e Boltonit, pasi që Ballkani nuk është prioritet në listën e politikës së jashtme amerikane, , kështu që amerikanët do të ishin shumë të lumtur sikur të gjendej një zgjidhje e caktuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë

Duke pasur parasysh “sinjalet” e qarta të Uashingtonit se do të pranojë marrëveshjen për përkufizimin ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Berlini nuk do të mbetet “lojtar i vetmuar” në skenën politike ndërkombëtare dhe, sipas të gjitha gjasave, do të pranojë kompromisin të cilin do ta arrijnë kryetari serb Aleksandar Vucic dhe ai shqiptar Hashim Thaçi – shkruan sot e përditshmja beogradase “Danas” duke iu referuar burimeve diplomatike nga Berlini. Sipas gazetës, diplomatët në kryeqytetin gjerman janë pyetur se a do të ndikojë deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton se Uashingtoni “nuk i përjashton korrigjimet territoriale në qëndrimin e Gjermanisë, duke pasur parasysh se kancelarja gjermane Angela Merkel para do dite ka porositur se “nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan”, transmeton gazetametro.net.

Bashkëbiseduesit, sipas gazetës, kanë thënë se “nuk janë shumë të befasuar” me retorikën e Boltonit.

“Deklarata e këshilltarit të Trumpit, padyshim se paraqet kthese në pozicionin tradicional të ShBA-ve, i cili ka qenë i harmonizuar me kundërshtimin e Merkelit për ndryshimin e kufijve në Ballkan, por tash Ballkani nuk është prioritet në listën e politikës së jashtme amerikane, kështu që amerikanët do të ishin shumë të lumtur sikur të gjendej një zgjidhje e caktuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë, dhe atë në kuadër të bisedimeve të Brukselit. Pra, në qoftë se partnerët e bisedimeve, Prishtina e Beogradi, gjejnë zgjidhje e cila do të nënkuptonte përkufizimin, me një këmbim të konsiderueshëm të territoreve, as ShBA-ja, e as BE-ja, duke përfshirë edhe Gjermaninë, e as Rusia nuk do të mund të kundërshtonin këtë”, shkruan “Danas” t’i kenë thënë burimet e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme