Dardan Molliqaj i pakënaqur me vendimin për mospjesëmarrje në protestë

Dardan Molliqaj, ish sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet nga radhët e PSD-së, ka dalur kundër vendimit të kryesisë së kësaj partie në raport me rezervat që ka shfaqur ajo për pjesëmarrje në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Burime brenda këtij subjekti politik, bëjnë të ditura se Molliqaj nuk është pajtuar me këtë vendim ngaqë, sipas tij, në protestë nuk merret pjesë me ftesë.

Sidoqoftë, në fund, kryesia me shumicë votash ka votuar për abstenim e saj në raport me protestën e paralajmëruar.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konfirmuar se me datën 29 shtator me fillim nga ora 14:00 do të mbahet protestë në Prishtinë, kundër presidentit Hashim Thaçi.

Lidhur me këtë protestë nga Partia Socialdemokrate kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë ftesë për organizim ose pjesëmarrje të ndonjë proteste nga ndonjë subjekt politik.

“Çështja e dialogut meriton një trajtim më serioz nga opozita.Përveç pajtimit për qëndrimet për çështje të caktuara, veçanërisht për dialogun, duhet të kemi pajtueshmëri edhe për metodat e kundërshtimit. Nuk është e drejtë, madje është kundërproduktive që të vendosen subjektet politike para aktit të kryer. Kjo është për t’ua mohuar sujektivitetin. Është tepër e dëmshme si për bashkëpunimin, ashtu edhe për kundërshtimin, nëse këto synohen të bëhen përmes desubjektivizimit e përçmimit të tjetrit bashkëpunues”, thuhet në një komunikatë për media nga PSD./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme