Dastid Pallaska godet opozitën:Me ju si opozitë Klani Pronto nuk ka nevojë për aleatë.

06 Shtator 2016 / 15:13 / Sakte.net

Postimi i tij i plotë:

Mentalitet provincial është ta kërkosh zhbërjen e një shteti vetëm për t’ia bashkangjitur atë si provincë një shteti tjetër.

Jeni jo vetëm të vonshëm për së paku një shekull por edhe thellësisht të kompleksuar që keni lindur në Kosovë.

Me ju si opozitë Klani Pronto nuk ka nevojë për aleatë.

#MeKosovën dhe #PërKosovën sepse është atdheu i vetëm që njoh!

P.S. Mos folni nëse nuk keni asgjë për të thënë për ekonominë, arsimin, shëndetësinë apo drejtësinë. Këto ndjenjat tjera patetike i shkrini në ndonjë poezi apo roman shkencoro-fantastik.