Daut Haradianj: Mund të kemi vendim të papritur nga gjykata franceze

Vëllai i liderit të AAK-së Ramush Haradianj, Daut Haradianj ka thënë se është faji i udhëheqësve të shtetit se nuk janë marr me pastrimin e listave të të akuzuarve nga Serbia.

“Askush nuk ka ndërhyrë për të pastruar listën e të akuzuarve nga Serbia, dhe është normale të priten arrestime të tjera”, tha ai.

Sipas tij, gjykata e cila është në një provincë të vogël në Francë tani e ka rastin në dorë dhe mund të merr vendime të mëdha që të bien në sy të Francës, por edhe vendeve tjera.

“Duhet të kemi parasysh se diçka tjetër është Parisi zyrtarë, ndryshe është gjykata në periferi të Francës pasi e ka një rast unikal dhe mund të thotë se për këtë rast e kam fjalën unë”, tha ai në Click.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme